Ja çka tregojnë këto shenja te thonjtë për shëndetin tuaj?
Ju bezdisin vizat si kreshta te thonjtë, sepse ju shkatërrojnë manikyrin? Duhet të dini që ndonjëherë ky nuk është vetëm një problem estetik. Ana estetike mund të rregullohet, por, në fakt, ndodh që thonjtë t’ju japin sinjale lidhur me diçka që s’shkon me shëndetin tuaj.
Çfarë duhet të dini nëse keni kreshta vertikale në thonj?
Rreth 20% e të rriturve kanë kreshta vertikale te thonjtë. Në pjesën më të madhe të rasteve është shenjë plakjeje. Thonjtë janë të përbërë nga keratina, një proteinë që gjendet në flokë dhe në lëkurë. Me kalimin e moshës flokët thahen dhe lëkura rrudhet, dhe njësoj ndodh edhe me thonjtë, prandaj krijohen kreshtat.
Por, nëse shihni ndryshime të tjera te thonjtë, si për shembull ndryshim në ngjyrë, apo çarje e tyre, duhet të bëni një kontroll te mjeku. Në raste të rralla këto kreshta mund të jenë shenjë e anemisë, artritit reumatoid ose e problemeve kardiovaskulare.
Një kresht i vetëm në mes të thoit mund të jetë shenjë e një insufiçence në ushqyerje, si për shembull e një proteine, e acidit folik etj.
(Kosova Sot Online)