Ja shenjat që tregojnë se jeni shtatzënë

  • A.P /
  • 12 March 2023 - 09:45
Ja shenjat që tregojnë se jeni shtatzënë

Shumica e grave tashmë i dinë shenjat e hershme të shtatzënisë, siç është mungesa e menstruacioneve, dhimbjet e gjoksit dhe të vjellat në mëngjes.

Por, ka disa shenja befasuese që mund të mos i dini. Marie Louise, autore e “The Modern Midëife’s Guide to Pregnancy, Birth and Beyond”, ndau disa shenja interesante që tregojnë se mund të jeni shtatzënë, duke filluar nga dëshira për gjëra të njelmëta.

 

Një nga ndryshimet pak të njohura që mund të sjellë shtatzënia, sipas saj është edhe humbja e interesit për kafe, çaj, ushqim të yndyrshëm dhe duhan.

Louise gjithashtu  tha se nëse keni të nxehtë gjatë natës dhe djersiteni, ka mundësi që të jeni shtatzënë, shkruan The Sun, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

“Djersitjet e natës janë një tjetër nga ato ndryshime të shkaktuara nga hormonet. Sigurohuni që të pini shumë ujë”, u shpreh tutje ajo.

Ajo tha se një shenjë klasike e shtatzënisë është mungesa e menstruacioneve, por sipas saj, shumë gra mund të vazhdojnë për disa kohë të kenë gjakderdhje.

“Në javët e para të shtatzënisë ju mund të keni një gjakderdhje të ngjashme me menstruacione”, u shpreh ajo.

Tutje, ajo tregoi se një shenjë që ju mund të jeni shtatzënë është edhe lodhja, sipas saj, lodhja është akoma më e shfaqur në 12 javëve të para të shtatzënisë.


(Kosova Sot Online)