6 shenja befasuese, që e zbulojnë se jeni të sëmurë
GUNGA NËN LËKURË
Gungat e forta nën lëkurë mund të jenë shenja e parë e zhvillimit të artritit reumatoid, ka treguar një studim. Gungat bëjnë që indet të rriten deri në madhësinë e arrës dhe zakonisht shfaqen pranë nyjave.
KENI TË FTOHTË
Nëse pandërprerë po mërdhini, pa marrë parasysh stinën në të cilën ndodheni, kontrollojeni punën e gjëndrave tiroide. Ndjenjat e shpeshta të të ftohtit mund të jenë shenjë e punës së ngadalësuar të gjëndrave tiroide.
NJOLLA TË BARDHA NË THONJ
Nëse bukurinë e thonjve tuaj e kanë dëmtuar njollat e bardha, kjo do të mund të jetë shenjë e psoriazës - sëmundjes kronike të lëkurës. Është befasuese se simptoma të tilla shfaqen midis 80 dhe 90 për qind të pacientëve me psoriazë.
"VDISNI" PËR AKULL
Dëshirat për akull në pije në ditë të ngrohta janë të kuptueshme, por, nëse keni dëshirë të pandalshme për akull, kjo do të thotë se keni mungesë të hekurit në organizëm.
LEMZA QË NUK NDALON
Nëse nuk mund të ndaloni me lemzën për 48 orë ose më gjatë, ka mundësi të vuani nga kanceri në mushkëri apo në vezore. Kjo po ashtu mund të jetë shenjë e sulmit në tru. Sistemi i mesëm i trurit është përgjegjës për lemzën, e lloje të ndryshme të kancerit apo problemet me tru mund të ndikojnë në atë sistem.
DËSHIRONI TË VIDHNI
Dëshira e shfaqur për të vjedhë diçka (zakonisht imtësirave si çamçakëz apo ndonjë laps grimi) mund të jenë shenjë e demencës së hershme. Kjo formë ndikon në hapësirat e trurit dhe ndihmon në njohjen e normës shoqërore dhe përqendrimit.
(Kosova Sot Online)