Ja se cili është efekti i kafesë në trurin tuaj?
Të gjithë ne, apo më mirë të themi, shumica prej nesh, e kemi zakon që, sapo të zgjohemi, ta pimë kafen tonë të mëngjesit. Por, Russell Poldrack, tash e një vit e gjysmë, çdo të marte dhe të enjte, ka bërë rezonancë magnetike për 10 minuta. Të martave ai agjëronte dhe jepte gjakun për analiza. Mjekët panë një lidhje të fortë midis aktivitetit të trurit dhe ekspresionit të gjeneve.
Gjatë ditëve kur agjëronte, truri i Poldrack-ut tregonte nivele të ndryshme të lidhjes (midis qelizave dhe pjesëve trunore), për shkak të mungesës së kafeinës. Ky studim tregoi se, prania, apo mungesa e kafeinës në organizëm, ndikon shumë në lidhjet brenda trurit. Tani për tani ende nuk dihet rëndësia e këtij zbulimi për të sëmurët neurologjikë, prandaj duhet të bëhen studime shtesë për ta fituar një pasqyrë më të qartë.
(Kosova Sot Online)