Dobitë nga vera e kuqe

  • E.k /
  • 22 March 2023 - 10:11
Dobitë nga vera e kuqe

Analizat e hulumtuesve amerikanë nga universiteti shtetëror në Oregon tregojnë se konsumimi i verës së zezë mund të ndikojë në përshpejtimin e shkrirjes së dhjamit në organizëm, por se nuk ndihmon në mbajtjen apo kontrollimin e masës trupore. Rezultatet e tilla janë marrë pas ndikimit në laborator të katër ekstrakteve të rrushit të zi, që ishin marrë nga mëlçia e njeriut dhe qelizat yndyrore.

Me këtë rast ishte vërtetuar se ekstraktet munden ta ngadalësojnë rritjen e indit ekzistues yndyror, dhe se e vështirojnë formimin e një indi të ri. Po ashtu, kishte ndikuar në përmirësimin e metabolizmit të acideve yndyrore në qelizat e mëlçisë.

(Kosova Sot Online)