Ilaçi më i mirë për këmbët e ënjtura
Të ënjturat e këmbëve, përkatësisht mbajtja e lëngjeve në trup, shkakton dhimbje të madhe, e vjen si rezultat i: • PMS-së •Shtatzënisë •Qarkullim të dobët të gjakut • Konsumim i tepërt i ushqimit të përpunuar dhe ushqimin me shumë kripë •Qëndrimi tepër ulur apo qëndrimi në të njëjtë pozitë për kohë të gjatë Në rast të ënjturave, mund të keni dobi me përdorim të ilaçeve natyrale dhe bimore që ju heqin qafe lëngjet tepricë dhe me sukses të largoni të ënjturat. Një prej këtyre ilaçeve natyrale është majdanozi.,raporton Gazeta Kosova Sot
Studimet tregojnë se përdorimi i tij mundet të parandalojë edhe shumë sëmundje tjera, si astma, alergjitë, dhimbjet menstruale, problem me traktin urinar, pengesa në tretje, e mund të jetë i shëndetshëm edhe tek bronkitisi, ta përmirësojë frymëmarrjen dhe ta forcojë shëndetin e zemrës.
Dr. John R. Christopher, mjeku popullor më i njohuri amerikan, sugjeron se do të duhej konsumuar dy litra çaj majdanozi në baza ditore, në mënyrë që të shërohen të ënjturat. Për rezultate maksimale duhet ta konsumoni çajin derisa është i ngrohtë. Përpos çajit duhet të bëni disa ushtrime, në mënyrë që të nxisni që lëngjet të rrjedhin drejt zemrës.
(Kosova Sot Online)