![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Kungulleshkat të mira për personat që duan të humbin në peshë
![Kungulleshkat të mira për personat që duan të humbin në peshë](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/03/auto_auto_auto_e3333161864825616187449651680514042.jpg)
Kungulleshkat janë ushqim i hatashëm, sidomos për personat që duan të humbin në peshë dhe të gatshëm ta presin shkuarjen në det. Kanë pak kalori, mbushin lukthin dhe ofrojnë ndjenjën e ngopjes. Janë të pasura me vitamina B dhe C, mangan dhe kalium, e shumica e tyre gjendet në lëvore, kështu që mos i qëroni.
Nëse i konsumoni përditë, parandaloni kapsllëkun përmirësoni tretjen, pastroni zorrët. Lajm i mirë për meshkuj është se konsumimi i tyre ndihmon në pakësimin e simptomave të prostatës së zgjeruar, por edhe e forcojnë libidonë. Përmbajnë edhe pektinë, që ndikojnë kundër diabetit, ruajnë nervat dhe ndihmojnë kundër stresit.
(Kosova Sot Online)