Përgatisni vetë lyerjen e shëndetshme që shëron krejt trupin

  • E.k /
  • 07 April 2023 - 09:37
Përgatisni vetë lyerjen e shëndetshme që shëron krejt trupin

Qëllimi i ushqimit që e konsumojmë është të ushqejë dhe shërojë. Rezultatet gjithnjë e më shumë tregojnë për lyerjen e shëndetshme të bukës, që përgatitet në këtë mënyrë. Tri lugë të supës badem i bluani. Shtoni dy lugë fara të bluara të lirit, një lugë fara sesami të bluara, gjysmë lugë mjaltë dhe gjysmë lugë kanellë. Në masën e përgatitur shtoni ujë dhe përzieni.

PËRBËRËSIT SHËRUES:

Në badem ka kalium, fosfor dhe hekur e fosfor. Posedon edhe vitamina B3, ndikon kundër gripit, sëmundjeve të lukthit, të thatit në lukth. Farat e lirit veprojnë mirë te zorrët, te inflamacioni i lukthit dhe zorrëve. Liri mbron edhe kundër kancerit - përmban 27 substanca që veprojnë kundër tumoreve. Sesami përdoret në shërimin e sëmundjeve të zemrës, pakëson kolesterolin në gjak. Përmban substanca që luftojnë efektin e dëmshëm të radikaleve të lira. Kanella është erëz e shijshme që në mënyrë natyrale rregullon nivelin e sheqerit në gjak. Mjalti përmban sheqer natyral, molekulat e tyre me lehtësi treten në organizëm.

(Kosova Sot Online)