Çajin më së miri ta zgjidhni sipas grupit të gjakut

  • E.k /
  • 12 April 2023 - 09:37
Çajin më së miri ta zgjidhni sipas grupit të gjakut

Çaji është pije shumë popullore. Përveçse janë të shijshëm, kanë edhe efekt shërues. Nëse dëshironi ta zgjidhni çajin më të mirë për ju - ja cilin çaj ta pini në bazë të grupit të gjakut.

GRUPI I GJAKUT A

Marrë parasysh se njerëzit me grupin e gjakut A janë emocionalë, por edhe të prirë për stres - për ta është i krijuar çaji i gjelbër nga Tajvani. Po ashtu, për të gjithë këta persona, i shëndetshëm është edhe çaji nga livanda dhe sherbela.

GRUPI I GJAKUT B

Personat që e kanë këtë grup të gjakut shpeshherë kanë metabolizëm më të ngadalshëm, të prirë për sëmundjet autoimune, mbipeshës dhe anktheve - prandaj për këtë shkak ju preferohet çaji organik nga bima e njohur afrikane "robis". Për këtë persona të mirë janë edhe llojet e çajit që freskojnë, pa shtesë, por e përmirësojnë qarkullimin e gjakut.

GRUPI I GJAKUT AB

Njerëzit që e kanë këtë grup të gjakut nuk janë shumë intuitivë, janë të prirë për stres dhe kanë libido të zvogëluar. Për ta më i shëndetshmi është çaji i gjelbër, si dhe konsumimi i çajit të verdhë. 

(Kosova Sot Online)