6 metoda natyrale për trajtimin e sindromës së këmbëve të lodhura
Sindroma e këmbëve të lodhura është gjendje e sistemit nervor që karakterizohet nga impulsi i pakontrolluar për t'i lëvizur këmbët, që po ashtu shkakton simptoma tjera si shtrëngim dhe dhimbje. Zakonisht shfaqet kur për kohë të gjatë nuk jeni aktiv, zakonisht ndodh kur flini. Lexoni këtë artikull dhe ju sjellim 6 metoda natyrale për këtë gjendje.
USHTRIMET
Personat që rrinë shumë ulur mëtojnë të kenë më shumë telashe me këtë problem. Pra, për të parandaluar një gjendje si kjo për të mos ndodhur, duhet të filloni të merreni me ushtrime në bazë ditore. Aktivitetet fizike e përmirësojnë qarkullimin e gjakut, forcojnë muskujt dhe parandalojnë problemet si mbajtja e lëngjeve.
PËRDORNI ÇORAPË
Veshja e çorapëve kur flini mundet t'ju ndihmojë shputave tuaja që të ruajnë një temperaturë të caktuar. Të ftohtët mund ta shkaktojë sindromën e këmbëve të lodhura. Përderisa efekti i çorapëve mbetet të dëshmohet, shumica besojnë se është një fshehtësi e hatashme për t'i reduktuar mundësitë që kjo gjendje të shfaqet përsëri.
KONTROLLONI STRESIN
Megjithëse shumica mendojnë se kjo nuk ka fare të bëjë me këtë gjendje, ekspozimi i vazhdueshëm ndaj stresit nxit simptomat që lidhen me sindormën e këmbëve të lodhura. Kjo gjendje emocionale shkakton ndryshime drastike në nivelin e hormoneve, qarkullim të gjakut dhe funksionimet tjera të rëndësishme të trupit.
PËRDORNI KOMPRESA TË FTOHTA DHE TË NXEHTA
Terapia me kompresa të ftohta dhe të ngrohta është një opsion interesant për të ulur ndjenjën e të djegurave në këmbë, tensionimin e këmbëve dhe ndjenjën sikur po ju shpojnë me gjilpërë. Kompresat të aplikohen, së pari e ftohta, më pas e nxehta. E lini të veprojë për disa minuta.
MASAZHI
Masazhi, edhe atëherë kur nuk keni simptoma të tilla, vërtetë mundet të ndihmojë në qetësimin e këmbëve tuaja për të relaksuar këmbët dhe aktivizuar qarkullimin e gjakut. Kjo prodhon efektin ngrohës që ul tensionimet në muskuj, duke hequr qafe ngërçet aspak të rehatshme gjatë natës. Përdorni vajra qetësuese si rozmarine apo livande.
MERRNI SUPLEMENTE ME MAGNEZ
Mungesa e magnezit ka pasoja të ndryshme karshi shëndetit muskulor. Shpeshherë, pacientët me sindromën e këmbëve të lodhura kanë mungesë këtë nutrient. Këtë element në mënyrë natyrale mund ta merrni nga ushqimet si peshku dhe ushqim deti, bimë të thata, fara të kungullit, pluhur kakao, arrat, perime me gjethe të gjelbra, avokado.
(Kosova Sot Online)