![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Qepa, recetat natyrale për shëndet
![Qepa, recetat natyrale për shëndet](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/12/auto_u8-111681297178.webp)
Qepa gjithmonë ka qenë pjesë e pothuajse secilës shujtë, pa marrë parasysh a konsumohet e papërpunuar apo në sallatë. Nëse e përgatisni në mënyrë të caktuar, shndërrohet edhe në ilaç.
KOMPRESA NGA QEPA
Në rast të dhimbjeve të kokës, të ënjturave, dhimbjeve në vesh dhe ftohjeve, në vendet me inflamacion aplikoni kompresë me qepë të prerë. Për temperatura të larta, kompresat me qepë të copëtuar i vendosni në këmbë. Në rast të gjakrrjedhjes nga hunda, e vendosni në qafë, e nëse ju kafshon një kafshë e egër, kompresën nga qepa e kuqe e vendosni në vendin e kafshimit. Për të thatin e lëkurës apo atë nën lëkurë, shtypni një qepë dhe përzieni me pak vaj ulliri. E më pas e vendosni aty ku keni dhimbje dhe e mbani 1-2 orë.
LËNGU NGA QEPA E KUQE
Copëtoni qepën e kuqe dhe nxirrni lëngun. Nëse keni inflamacion në mushkëri, lëngun e përzieni me një lugë mjaltë dhe e merrni 2-3 herë në ditë. Për të parandaluar rënien e flokut dhe për ta nxitur rritjen e tyre, bëni masazh lëkurës së kokës duke përdorur lëngun e qepës disa herë në ditë. Për sëmundjet e lëkurës, lëngun e qepës e vendosni disa herë në lëkurë. Kundër fryrjes së lukthit, pini lëngun e qepës me alkool shtëpiak, në sasi të barabarta.
QEPA E ZIER
Për urinimin e shpejtë dhe të thatin, copëtoni 1 kokë qepë, e hidhni në 2 dl ujë bashkë me 1 lug mjaltë. Më pas e zieni me pak rozmarinë, 2 dl verë dhe 2 dl ujë dhe e pini nga një lugë çdo orë.
(Kosova Sot Online)