
Mposhtni ftohjet dhe gripin përmes ushqimit

Për t'i shmangur infeksionet që janë karakteristike për këtë periudhë të dimrit, më së miri është ta forconi sistemin imun. Këtë e arrini përmes ushqimeve të caktuara.
AGRUMET
Ëmbëlsira më e mirë për dimër janë pemët, sepse fruktoza nga pemët e freskëta ndikon në sistemin imun. Është e domosdoshme që për çdo ditë të konsumoni 400 g pemë ë freskëta, e përparësi t'ju jepni agrumeve, sepse kanë shumë vitamina C.
PERIMET E GJELBRA
Ushqim ideal për ditët e ftohta është spinaqi, sepse përmban shumë vitamina C, antioksidues, si dhe fibra bimore. Sugjerohet i papërpunuar ose pak i zier. Zgjedhje e mirë është edhe brokoli, sepse përmban vitamina A dje C.
SELEN DHE VITAMINA B
Kërpudhat janë të pasura me antioksidues, si dhe me selen dhe vitamina të grupit B - niacinë, riboflavinë, që janë të domosdoshme për sistemin imun. Nëse në organizëm mungon seleni, shtohet rreziku për depërtim të baktereve, inflamacioneve.
(Kosova Sot Online)