Shurupi që përshpejton metabolizmin dhe hollon belin

  • E.k /
  • 19 April 2023 - 10:00
Shurupi që përshpejton metabolizmin dhe hollon belin

Rrika është ushqim antibakterial dhe i shëndetshëm që nuk përmban yndyra të ngopura ose kolesterol.

Përbërësit: 150 gr rrikë të freskët, 4 limonë, 3 lugë mjaltë, 2 lugë kanellë, 20 gr xhenxhefil të freskët.

Përgatitja: Rrikën dhe xhenxhefilin i përzieni në blender. Shtrydheni limonin, lëngun ia shtoni rrikës dhe xhenxhefilit dhe e përzieni edhe për 3 minuta. Më pas shtoni mjaltin dhe kanellën, i përzieni derisa të fitoni një masë homogjene. Ruajeni në frigorifer. Konsumoni 2 lugë shurup në ditë, për tri javë rresht.

(Kosova Sot Online)