Farat e lirit me jogurt, ilaçi çudibërës

  • E.k /
  • 20 April 2023 - 12:43
Farat e lirit me jogurt, ilaçi çudibërës

Konsumimi i vetëm 1-3 lugë miell nga farat e lirit është në gjendje që në një afat kohor prej 3 javë në tërësi të pastrojnë zorrën e hollë dhe të trashë nga mukoza shumëvjeçare, shtresat fekale, parazitët, duke e ruajtur në tërësi mikroflorën e zorrës. Kjo metodë mundëson normalizim më të shpejtë të peshës dhe shkrin shtresat dhjamore. Ka efekt pozitiv në rregullimin e metabolizmit lipoid.

INDIKACIONET PËR PËRDORIM

 Proceset inflamatore të mukozës së traktit respirator, traktit gastrointestinal; • Gastrit, kolitis, të thatin në lukth dhe në zorrën dymbëdhjetëgishtore • sëmundjet e traktit urinar, cistiti; • Mbipeshë, metabolizëm të dëmtuar lipoid.

RECETA PËR PASTRIMIN ME MIELL NGA FARAT E LIRIT

 3 javë në vend të kafjallit konsumoni këtë përzierje: • Java e parë: 1 lugë miell të farave të lirit të përzier me 100 ml kefir. • Java e dytë: 2 lugë miell të farave të lirit të përzier me 100 ml kefir. • Java e tretë: 3 lugë miell të farave të lirit të përzier me 150 ml kefir. Një përgatitje si kjo ta konsumoni në vend të kafjallit. Detyrimisht pini së paku 2 litra ujë. Pastrimi si ky i zorrëve bëhet një herë në vit. 

(Kosova Sot Online)