![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Mos përgatisni ushqim në letër alumini
![Mos përgatisni ushqim në letër alumini](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/21/auto_Aluminium_Foil1682071773.jpg)
Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në lëngje acide, të tilla si lëng limoni ose salcë domatesh, thithin më së shumti metale nga letra e aluminit.
Sipas një studimi të ri, përgatitja e ushqimit në letër alumini mund të jetë e dëmshme për shëndetin.
Ata kanë dëshmuar se një copë mishi e përgatitur në letër alumini mund të përmbajë deri në 400 miligramë metal, ndërsa sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë sasia e lejueshme e metalit në ditë është vetëm 40 miligramë.
Hulumtuesit kanë treguar se ushqimi i përgatitur në salca acide, si lëng limoni ose domatesh, thithin pjesën më të madhe të metaleve nga letra e aluminit, shkruan femina. Ushqimi që është i përgatitur me alkool ose që është vetëm i kriposur, pa ndonjë salcë, nuk thith aq shumë metale. Letra e aluminit është e lidhur me osteoporozën dhe sëmundjen e Alzheimer-it.
(Kosova Sot Online)