Ilaçi natyral kundër infeksioneve dhe inflamacioneve
Hudhra ka efekte të forta shëndetësore dhe pikërisht për këtë fat ajo duhet sa më shpesh të gjendet në tryezën tuaj. Kjo nuk vlen vetëm për gjellët tuaja, por mund të përdoret edhe si përbërës për përgatitjen e shumë ilaçeve natyrale.
Preparati nga vaji i ullirit dhe hudhra mund të përdoret si ilaç kundër inflamacioneve, infeksioneve, urdhjes, humbjes së flokëve, akneve. Ju nevojiten disa thelpinj të hudhrës, vaj ulliri. Thelpinjtë pasi t'i keni pastruar, i skuqni për një minutë në vaj ulliri. Më pas i vendosni së bashku në një kavanoz. E mbyllni kavanozin dhe e ruani në vend të ndritshëm nga 24 deri 48 orë. Vajin e përdorni si tretman kundër infeksioneve në lëkurë, e mund ta përdorni edhe në rrënjën e flokëve, ta lini disa minuta të veprojë dhe e shpëlani.
(Kosova Sot Online)