![Ja ushqimet që ndihmojnë të eliminoni qeskat në sy](/uploads/kosova-sot/images/2021/November/02/200x200_to-avokadoer-P5bxG9Vg0In7cTWsGotOGw1635859111.jpg)
Mos e hidhni lëvoren e mandarinës: Përgatitni ilaçin që ju shpëton nga kolla dhe sëmundjet
![Mos e hidhni lëvoren e mandarinës: Përgatitni ilaçin që ju shpëton nga kolla dhe sëmundjet](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/25/auto_clem1682412819.jpg)
Lëvoren e mandarinës mund ta përgatisni edhe për desert të shijshëm - e lëvoret i përdorni edhe për shëndetin e fytit. Nëse ju mundon kolla dhe dhimbjet e fytit, atëherë ju paraqesim recetën që ju mundëson të dilni fitimtarë nga kjo përballje.
PËRBËRËSIT
500 - 600 gramë mandarina 300 - 400 miligramë mandarina 1 lugë kripë 350 gramë sheqer 350 miligramë ujë .
PËRGATITJA
Qëroni mandarinat dhe ruani lëvoren. Lëvoren e vendosni në një enë, e përzieni me 300 - 400 mililitra ujë dhe shtoni edhe një lugë kripë. Zieni lëvoret, derisa të vlojnë. Kur të kenë vluar, ujin e hidhni, lëvoret i ruani. Lëvoren e zier e preni në rriska të holla. Në enën tjetër përzieni 350 gr sheqer dhe 350 mililitra dhe lini që përzierja të zihet, e sheqeri të tretet. Shtoni lëvoren e përgatitur dhe e lini në zjarr edhe për 30 minuta. Lëvoren me kujdes e kulloni që të thahet, e më pas e vendosni në sheqer dhe e radhisni nëpër letër për pjekje për t'u tharë në fund.
(Kosova Sot Online)