![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Bima që pengon kariesin dhe rënien e dhëmbëve
![Bima që pengon kariesin dhe rënien e dhëmbëve](/uploads/kosova-sot/images/2023/April/27/auto_auto_1ac1b-missing_tooth16436201491682578190.jpg)
Tre filxhanë çaj në ditë do ta zvogëlojë nevojën për të shkuar te dentisti. Çaji i zi është efikas kundër baktereve që shkaktojnë karies dhe sëmundje të mishit të dhëmbëve. Ekspertët thonë se tre filxhanë të çajit të zi në ditë i mbajnë dhëmbët në gjendje të mirë, duke zvogëluar ndjeshëm rrezikun nga kariesi.
Analiza e disa studimeve ka vënë në pah se çaji i zi lufton dy lloje të baktereve - Streptococcus mutans dhe Lactobacillus - të cilat lidhen me paraqitjen e kariesit dhe sëmundjeve të mishit të dhëmbëve. Është parë se doza më efikase është tre filxhanë çaji në ditë, thotë udhëheqësja e studimit, dr. Carrie Ruxton. Çaji i zi lufton kariesin edhe nëse atij i shtoni sheqer. Edhe çaji jeshil e ka të njëjtin efekt.
(Kosova Sot Online)