Përgatiteni pijen e çuditshme për pasqyrë më të mirë të gjakut
Nëse nuk ndjeni fuqi, ndiheni të plogësht dhe të lodhur, është koha ta kontrolloni pasqyrën e gjakut. Por, para se të filloni me tableta, ju sjellim recetën për pijen që në mënyrë krejt natyrale përmirëson pasqyrën e gjakut. Ajo që është e mira e kësaj është se, mjafton ta konsumoni dy herë në vit.
PËRBËRËSIT
• 1 kg panxhar, • 1/2 kg karota, • lëngun e një limoni, • 2-3 portokaj, • 2 mollë të tharta, • 1 kavanoz mjaltë.
PËRGATITJA
Panxharin, mollën dhe karotat i qëroni dhe i ndani në pjesë të vogla, më pas i derdhni në blender dhe shtrydhni lëngun e tyre. Limonin dhe portokajtë i qëroni me dorë dhe shtrydhni lëngun e tyre dhe përzieni me atë paraprak. Në lëng shtoni mjaltin. Gjithçka përzieni mirë. Lëngun e derdhni nëpër shishe qelqit. Lëngun ta konsumoni çdo mëngjes në lukth të thatë.
(Kosova Sot Online)