Dieta "zonë" -ushqim që pakëson inflamacionet dhe kilogramët

  • E.k /
  • 15 May 2023 - 11:11
Dieta

Nëse jeni një nga ata persona që vuajnë nga kilogramët shtesë dhe provoni dieta të ndryshme kohë pas kohe, ndoshta ky lloj i ushqimit ndihmon në arritjen e qëllimit tuaj në ndikimin në shëndet. Dieta "zonë" është lloj i ri i dietës që bazohet në konsumimin e ulët me karbohidrate dhe efekti i të cilës pos se heq kilogramët, ndikon edhe në pakësimin e sistemeve inflamatore në organizëm.

ÇFARË ËSHTË DIETA 'ZONË'?

Kjo dietë bazohet në konsumimin e ulët të karbohidrateve dhe në ushqimin e ekuilibruar, qëllimi i të cilës është pakësimi i sistemeve inflamatore në organizëm dhe heqja e kilogramëve. Këtë dietë e ka krijuar Berry Sirs, që ka shkruar një numër të madh të librave në lidhje me dietat e ndryshme. Rregulli kryesor është konsumimi i 30 për qind proteina, 30 për qind yndyra dhe 40 për qind karbohidrate.

SI DUKET DIETA?

Personat që e aplikojnë këtë dietë duhet të kenë tri shujta në ditë dhe 2 zamra midis tyre, me burim të proteinave të pastër nga mishi i gjoksit të pulës apo salmonit, burimet për karbohidrate (kryesisht nga perimet e freskëta) dhe një sasi e vogël me yndyra të shëndetshme si vaji i ullirit, avokado ose arra.

(Kosova Sot Online)