Hiqni qafe fryrjet në stomak dhe hollojeni belin

  • E.k /
  • 15 May 2023 - 12:42
Hiqni qafe fryrjet në stomak dhe hollojeni belin

Ekzistojnë disa mënyra për të hequr qafe fryrjet në stomak, e pos kësaj edhe ta holloni belin.

1. Shmangni ushqimin që ju fryn. Përmbahuni nga bishtajat, qepa, brokoli, lakra. Në vend të tyre hani mollë, dardhë dhe pjepër.

2. Shmangni çamçakëzët.

Çamçakëzët që i përtypni përmbajnë ksilitol, sorbitol ose manitol, e këto shkaktojnë prodhimin e gazrave në traktin tretës.

3. Pakësoni konsumimin e prodhimeve të qumështit. Një nga simptomat kryesore të jotolerancës në laktozë është fryrja. Ekzistojnë shumë alternativa për prodhimet e qumështit si qumështi i kokosit dhe ai i orizit.

4. Mos flisni derisa hani. Përpirja e ajrit gjatë ushqimit shkakton fryrje në stomak.

(Kosova Sot Online)