Uthulla dhe mjalti kundër artritit

  • E.k /
  • 16 May 2023 - 12:30
 Uthulla dhe mjalti kundër artritit

Vjeshta është një periudhë kohore kur dhimbjet e shumta në nyja pothuajse janë të përditshme duke çrregulluar edhe jetën e përditshme të njerëzve. Nëse ju vuani nga artriti apo nga ndonjë çrregullim apo sëmundje tjetër e nyjave, atëherë mund ta përgatitni një ilaç shtëpiak që vjen sipas recetës së mjekësisë popullore.

Në një gotë me ujë të valuar shtoni nga një lugë uthull molle dhe një lugë mjaltë, dhe gjithçka i përzieni mirë. Përzierjen e fituar e pini dy herë në ditë, në mëngjes dhe në mbrëmje. Pas vetëm dy javësh do t'i dalloni ndryshimet pozitive, e nyjat do të janë më të lëvizshme.

(Kosova Sot Online)