Selino: Për trup të shëndetshëm dhe gjellë të shijshme
Selino është bimë me përbërës të veçantë. Qëmoti njerëzit e kanë kultivuar, duke menduar se gjatë dimrit e forcon imunitetin, derisa farat e selinos janë përdorur për lehtësimin e dhimbjeve. Sot kryesisht përdoret si erëz, e vetitë e saj shëruese janë dëshmuar përmes shumë studimeve. Selino është perime me pak kalori, me vetëm 16 kalori në 100 g. Përmban vitamina të kompleksit B, vitamina C, vitamina A, vitamina B, kalcium dhe vaj eterik.
Vitamina K në këtë ushqim parandalon trashjen e gjakut, ruan shëndetin e eshtrave, mbron enët e gjakut dhe krijon energji në trup. Selino e ul shtypjen e lartë të gjakut dhe përmban sasi të konsiderueshme me magnez, kalium dhe kalcium. Selino ju preferohet personave që vuajnë nga artriti, reuma, dhimbjet në nyja derisa lehtësojnë edhe ngërçet në muskuj. Supë për humbje në peshë: 1 qepë të kuqe 2 hudhra 3 selino me gjethe 2 karota 2 patate Vaj ulliri Kripë, piper, majdanoz, xhenxhefil, temjan. Qepën e kuqe të imtësuar dhe hudhrën i skuqni në vaj ulliri. Selinon e pastroni, e copëtoni. Perimet i hidhni në enën ku keni skuqur qepën. Hidhni ujë, kripë dhe piper dhe zieni në zjarr të butë.
(Kosova Sot Online)