Ushqimet që përkeqësojnë celulitin

  • E.k /
  • 22 May 2023 - 12:42
Ushqimet që përkeqësojnë celulitin

Ekzistojnë tretman të ndryshëm dhe produkte për të hequr qafe celulitin. Por, para se të përcaktoheni për tretmanë, në vijim ju tregojmë se cilat janë ushqimet që e përkeqësojnë celulitin.

PIJET E ËMBLA

Pasi që pijet e tilla janë të mbushura me kalori, përfundimisht është ide e mirë që t'i eliminoni nga ushqimi juaj. Kështu që kurdo të ndiheni të etur, mos u përcaktoni për asgjë tjetër vetëm për një gotë ujë të thjeshtë.

BUKA E BARDHË

Buka e bardhë edhe përmes miellit të bardhë në tortë, pjekurina dhe ëmbëlsira - trupin e njeriut e vërshojnë me kalori. Kjo nuk do të thotë se duhet ta hiqni nga përdorimi, por kur ta blini le të jetë mielli nga kokrra e grurit.

SUPA E KONSERVUAR

Pasi që është e përpunuar, nuk ka kush e mohon se supa e konservuar përmban aditiv që e përkeqëson gjendjen e celulitit. Por ka edhe diçka që e përkeqëson gjendjen, e kjo është sodiumi. Konsumimi i tepërt shkakton mbajtjen e ujit.

DJATHI

Është e vërtetë se djathi e furnizon trupin me proteina, kalcium dhe shumë vitamina dhe minerale. Për fat të keq, djathi në fakt është i pasur me sodium. Lajmi i mirë është se mund të përcaktoheni për djathë me më pak sodium.

SALCAT

Të gjitha llojet e salcave secilën shujtë e bëjnë të jetë më e shijshme. A e keni ditur se shumica e salcave po ashtu përkeqësojnë gjendje e celulitit? Shumica prej tyre janë të mbushura me sheqer, por edhe me sodium.

ALKOOLI

Përkujdesuni që të pini alkool në sasi të kufizuara, jo më shumë s enjë gotë në ditë, nëse dëshironi që celuliti mos të 'lulëzojë'. Kjo për faktin se alkooli mund t'i ngushtojë enët e gjakut në lëkurë, duke bërë që celuliti të duket edhe më keq.

(Kosova Sot Online)