Duhanxhinjtë nën moshën 50 vjeçe, tetë herë më të rrezikuar nga sulmi në zemër
Rrezik për duhanxhinjtë. Ekspertët paralajmërojnë në rrezikun për sulm në zemër më të rinj se 50 vjeç. Studimi ka treguar se rreziku për sulm në zemër është tetë herë më i madh te duhanxhinjtë e rinj. Ekspertët kanë bërë me dije se duhanxhinjtë më të ri se 50 vjeç tetë herë janë më të rrezikuar se do të pësojnë sulm në zemër. Rezultatet janë befasuese pasi që meshkujt dhe femrat e reja zakonisht nuk kanë shumë probleme shëndetësore si diabeti, shtypja e lartë e gjakut ose kolesteroli, që ndërlidhen me mundësi të larta për dështim të zemrës.
"Duhani ndoshta është më i fuqishmi nga të gjithë këta faktorë, përparojnë shumë më shpejtë se secili faktor tjetër", përfundon studimi i publikuar në revistën "Heart". Të gjithë duhanxhinjtë janë më shumë të rrezikuar nga sulmet në zemër se secili person që nuk konsumon duhanin. Ekipi i ekspertëve kishte anketuar 1.717 persona të rritur që kanë kaluar tretmanin për lloje të sulmit në zemër. Sulmet e tilla mund të ndikojnë në ndalimin e funksionimit të muskujve të zemrës. Ishte theksuar po ashtu se numri i cigareve të thithura brenda një dite e bën dallimin.
(Kosova Sot Online)