Receta që pastron organizmin dhe përmirëson tretjen

  • E.k /
  • 26 May 2023 - 09:36
Receta që pastron organizmin dhe përmirëson tretjen

Tretja e ngadaltë, ndjenja e lodhjes, fryrjes, janë vetëm disa nga simptomat që përshkruajnë organizmin, të cilit i nevojitet një detoksim. Nëse dëshironi që trupit t'ia ktheni energjinë, ta furnizoni me të gjitha vitaminat e nevojshëm dhe me mineralet e më pas të humbni edhe ndonjë kilogramë, ju sjellim recetën magjike për antioksiduesin që mund ta pini kur të dëshironi.

AGRUMET

Ky grup i pemëve është miku dhe aleati më i mirë për trupin tuaj, sepse janë përplot me vitamina, e janë të varfër për sa u përket kalorive. Pos se janë pastrues të hatashëm të trupit nga helmet, agrumet si limoni, limeja, portokalli, mandarina dhe grejpfruti janë përplot me vitamina për të cilat "lëngon" organizmi.

PERIMET ME RRËNJË

Ky grup i perimeve është plot me fibra, e pikërisht këto fibra rregullojnë traktin tretës dhe përshpejtojnë punën e organizmit. Xhenxhefili, karota dhe selino janë vetëm disa nga ushqimet që duhet t'i konsumoni të papërpunuara, të cilat duhet të gjenden në lëngun tuaj për detoksim.

(Kosova Sot Online)