Me kërpudha kundër ankthit

  • E.k /
  • 01 June 2023 - 11:14
Me kërpudha kundër ankthit

Janë bërë të ditura rezultatet e para të efektit të substancës LSD, të cilat janë publikuar ditë më parë dhe ato na tregojnë se ka përfitime të shumta nëse përdoren drogat e quajtura psikedelike, te personat me ankth. Tani, një studim i ngjashëm është duke u bërë edhe në Universitetin e Nju-Jorkut, ku shkencëtarët janë duke e testuar efektin e kërpudhave që përmbajnë psilocibinë, si metodë të trajtimit të ankthit te personat që vuajnë në të njëjtën kohë edhe nga ndonjë lloj i kancerit.

Sikur edhe LSD, kërpudhat që përmbajnë psilocibinë janë substanca të rendit të parë, përdorimi i të cilave rregullohet nga Akti (amerikan) i substancave të kontrolluara, të vitit 1970. Sido që të jetë, pasi që i kanë respektuar të gjitha procedurat rreth punës së tyre, kërkuesit shkencorë kanë parë se disa pacientë kanë pasur përfitim nga ky tretman, gjë që sidomos vlen për pacientët që e dinë se kanë sëmundje terminale (vdekjeprurëse). Edhe pse të dhënat e këtij studimi duhen ende të analizohen, studimi hap rrugët për studimet e mëtejme të drogave halucinogjene.

(Kosova Sot Online)