Gjaku i gjarprit shëron alergjitë

  • E.k /
  • 02 June 2023 - 11:30
 Gjaku i gjarprit shëron alergjitë

Kobra e llojit "java", për të cilët në Indonezi besohet se janë shëruese, përdoren në mjekësinë alternative. Disa mjekë popullorë gjakun e gjarprit e përziejnë me bimë të tjera. Ata përgatisin edhe kremra dhe tableta të përgatitura me gjakun e kobrës.

Madje edhe mishi i tyre i përgatitur me hudhër, limon dhe spec, sipas mjekëve popullorë, ofron veti të shumta shëruese. Shurupi që përgatitet nga gjaku është i mirë kundër alergjive, ofron forcë dhe e forcon metabolizmin. Po ashtu, përdoret edhe për kujdes ndaj lëkurës, por edhe si afrodiziak. Me shurupin "Mba Anisa' shërohen alergjitë dhe reaksionet e ndryshme alergjike.

(Kosova Sot Online)