Substanca e 'shëndetshme' e verës së kuqe rrezikon foshnjat e palindura

  • E /
  • 03 June 2023 - 09:53
Substanca e 'shëndetshme' e verës së kuqe rrezikon foshnjat e palindura

Elementi përbërës i 'shëndetshëm' nga vera e kuqe mundet t'i dëmtojë foshnjat e porsalindura, kanë paralajmëruar hulumtuesit. Resveratroli, përbërës natyral i cili gjendet në lëkurën e rrushit të kuq, është cilësuar si 'kemikale çudibërëse', i cili bën gjithçka, duke filluar nga reduktimi i sëmundjeve të zemrës, ndihmon në heqjen peshës së tepërt, përmirëson kujtesën, e madje edhe ndihmon në shëndetin e dhëmbëve. Por, në bazë të studimit të fundit, kjo mundet ta dëmtojë pankreasin e foshnjave të palindura.

Autorët besojnë se studimi ka lidhje të drejtpërdrejtë me shëndetin e njeriut. Dr. Kevin Grove, studiues që merret me diabetin dhe metabolizmin e njeriut në Universitetin e Potlandit, thotë: "Rëndësia e porosisë së studimit është se gratë duhet të jenë më të kujdesshme rreth asaj se çfarë konsumojnë gjatë shtatzënisë, se nuk duhet të marrin suplemente, si resveratroli".

(Kosova Sot Online)