Shtypja e lartë e gjakut ndërlidhet me vizionin e paqartë të ngjyrave

  • E.k /
  • 03 June 2023 - 12:00
Shtypja e lartë e gjakut ndërlidhet me vizionin e paqartë të ngjyrave

Burrat japonezë që kishin presion të lartë të gjakut, nuk kishin vizion të qartë të ngjyrave. Studiuesit thonë se tani për tani ende nuk është e qartë se çfarë shpjegon ky zbulim. Sipas Dr. Saadia Rashid, dëmtimi i pjesëve të caktuara të syrit, shfaqet si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut, që ndikon në humbjen e vizionit të ngjyrave. Mund të ndodhë që problemet e tilla me vizionin e ngjyrave, të drejtojnë në probleme të tjera që shfaqen si pasojë e shtypjes së lartë të gjakut. Ky studim i fundit, me gjithë punën e madhe që është bërë, ende ka hapësirë për punime të tjera.

"Ka shumë mundësi që në të ardhmen, problemi me vizionin e ngjyrave të ndërlidhet me shtypjen e lartë të gjakut, edhe pse tani për tani kjo mbetet vetëm një supozim", zbulon Dr. Rashid për revistën 'Reuters Health'. E vetëdijshme se shtypja e lartë e gjakut ndërlidhet me sëmundje të ndryshme të syve, Dr. Takuhei Shoji nga universiteti në Japoni evoluon një lidhje midis vizionit të ngjyrave dhe sëmundjeve të syve, që ndërlidhet me faktorët e rrezikut për zemër, sidomos që kanë të bëjnë me mënyrën dhe stilin e jetesës.

(Kosova Sot Online)