Lehtë dhe lirë: Këto ushqime për 15 minuta jua përmirësojnë tretjen
Gjatë ngjarjeve të caktuara festuese, tavolinën e keni plot me ëmbëlsira që ju kënaqin, por trakti tretës të cilit i nevojiten fribrat nuk e duron më së miri. Ja zgjidhja.
UJI I VAKËT DHE LIMONI
Në një gotë me ujë të vakët shtrydhni një limon, dhe e pini. Këtë lëng mund ta pini si masë parandaluese, dhe kështu të parandaloni pengesat në tretje.
VAJI I ULLIRIT DHE LIMONI
Përpini një lugë vaj ulliri, të cilën mund të tretni me lëng natyral ose lëng limoni. Ky ilaç shtëpiak përmirëson tretjen, më së miri ta përdorni në mëngjes ose disa orë pas shujtës.
SODË BIKARBONI DHE UJË TË VAKËT
Në një gotë me ujë të vakët hidhni gjysmë lugë sodë bikarboni dhe përzieni. Kjo përzierje me gjenerata të tëra njihet si aleat kundër tretjes jo të mirë, por duhet pasur parasysh të përdorni sodë farmaceutike, pa alumin, që mund ta blini nëpër barnatore. Vërejtje: Kjo recetë u sugjerohet atyre që vuajnë nga të thatit në lukth. Por, që të mos ndizet drita e kuqe për alarm, mos harroni që përditë në meny të përfshini: - ujë - probiotikë - pemë dhe perime të pasura me fibra (bizele, karota, brokol, portokaj...) - drithëra integrale (elb, oriz të vrugtë..) Dhe kurrsesi mos harroni të lëvizni dhe të shëtisni për çdo ditë.
(Kosova Sot Online)