![Ja ushqimet që reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimer](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/25/200x200_Dieta1669384125.gif)
Aleatët e bukurisë nga natyra
![Aleatët e bukurisë nga natyra](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/08/auto_hurmet1686221253.jpg)
Nuk duhet të jeni ekspertë bukurie për ta kuptuar se lëkurës nuk i shkon për shtati temperatura e lartë. Nutricistët japin listën e ushqimeve që lëkurën tuaj e bëjnë shumë më të mirë për shtatë ditë, nëse i konsumoni rregullisht.
ANANASI
Bën që lëkura juaj të duket më e mahnitshme dhe të jetë më elastike. Ananasi e përmirëson tretjen, zbut inflamacionet dhe pastron organizmin nga helmet, e po ashtu ndikon edhe në formimin e kolagjenit.
LIMONI
E dini fare mirë se sa shëndet është ta filloni ditën me një gotë ujë të ngrohtë me limon, që është detoksikimi më i mirë. Vazhdoni me konsumimin e limonit edhe gjatë ditës, shtrydheni sipër sallatës apo në lëngun e gjelbër.
PATATJA E ËMBËL
Betakarotina i jep freskinë lëkurës. Kombinimi i vitaminave A dhe C i jep shkëlqimin, e vetitë e limonit ndikojnë edhe në rritjen e thonjve dhe në rritjen e flokut. FIKU Farat e imëta të kësaj peme janë përplot me veti ushqyese, të cilat e pastrojnë organizmin, dhe para së gjithash, lëkurës i ofrojnë shkëlqimin nga brenda, e më pas edhe nga jashtë.
SPINAQI
Është përplot me vitaminë A, që përtërin lëkurën, por edhe qimen e flokut. Mund ta konsumoni si shujtë, por edhe ta shtoni si përbërës në "smoothie".
HURMAT
Janë të pasura me fibra, por edhe me bakër, i cili e absorbon hekurin dhe formon kolagjenin në rruazat e kuqe të gjakut. Është alternativë për sheqer në pjekje dhe në zierje.
(Kosova Sot Online)