![Ja si ndikon djathi tek niveli i sheqerit në gjak](/uploads/kosova-sot/images/2024/April/26/200x200_auto_djathi16469160421714121255.jpg)
Antioksiduesit nuk janë aq të shëndetshëm, madje shtojnë rrezikun për kancer?
![Antioksiduesit nuk janë aq të shëndetshëm, madje shtojnë rrezikun për kancer?](/uploads/kosova-sot/images/2023/June/10/auto_namirnice-bogate-antioksidantima-1024x6831686399260.webp)
Antioksiduesit, si boronicat apo çaji i gjelbër, me vite janë konsideruar si ushqime të shëndetshme. Mirëpo, hulumtimi më i fundit tregon se kjo nuk është krejt ashtu. Studimi i publikuar në revistën "Nature" zbulon se antioksiduesit në fakt nxitin zhvillimin e kancerit te minjtë. Minjve që u ishte dhënë antioksidues kishin ngordhur më shpejt se të tjerët.
Të dhënat tona theksojnë se qelizat e kancerit kanë më shumë dobi nga antioksiduesit sesa qelizat normale - thotë pjesëmarrësi në hulumtim Shon Morrison. Ishte zbuluar po ashtu se minjve që u ishin dhënë antioksidues, tumoret kancerogjene më shpejt ishin përhapur në krahasim me ata minj që nuk ishin furnizuar me antioksidues.
(Kosova Sot Online)