Tetë fshehtësi për të larguar dhimbjet në mënyrë natyrale
Ndihmojini vetes në mënyrë krejt natyrale, nëse keni dhimbje të kokës, dhëmbi apo veshi.
DHIMBJET E KOKËS
Në vend se të merrni tableta, provoni ta shtypni fort indin midis shuplakës së dorës dhe gishtit tregues apo vrimën që e kemi midis qafës dhe pjesës së poshtme të kokës. Po ashtu, shmangeni dritën derisa keni dhimbje dhe vendosni kompresa të ftohta në kokë.
TË THATIT DHE PUÇRRAT
Shumë shpejt do të hiqen nëse vendosni një rriskë të domates të ngrohur apo të qepës së freskët. Ndihmon edhe pureja nga hudhra si dhe pjesa e jashtme e gjethes së lakrës. Perimet e prera mund t'i vendosni direkt në të thatin apo puçërr. Ndihmon edhe një qeskë e ngrohtë e çajit të zi, duke e vendosur disa herë në ditë me nga 15 minuta.
DHIMBJET E DHËMBIT
Vaji i karafilit ju ofron lehtësim, sidomos atëherë kur dhimbja shfaqet te ndryshimi i temperaturave në gojë (për shembull, nëse hani diçka të ngrohtë apo diçka të ftohtë). Vendosni disa pika në dhëmb. Do t'ju ndihmojë derisa të arrini te dentisti. DHIMBJET NË VESH Në furrë ngrohni një pjatë, e mbështillni me peshqir dhe me veshin që keni dhimbje shtrijuni me veshin sipër tij. Kujdes të mos jetë tepër ngrohtë, por mjaftueshëm.
URDHJA
Vendosni kompresë me qumësht me yndyrë, kjo zbut dhimbjen dhe ndihmon në shërimin e shpejtë. Para se ta vendosni kompresën, lini qumështin në temperaturë të dhomës, 10-15 minuta. Pas largimit të kompresës, lëkurën e shpëlani me ujë.
LUKTHI I DËMTUAR
Përgatitja më e lirë dhe më e thjeshtë është ajo nga soda e bikarbonit dhe ujit. Në një gotë ujë shtoni një lugë sodë bikarboni dhe e pini. Kjo neutralizon acidin në lukth dhe zbut dhimbjet në stomak, që vijnë si pasojë e garzave.
KAFSHIMI I BLETËS
Edhe në këtë rast ndihmon soda e bikarbonat, të cilës i shtoni pak ujë për të pasur një masë më të trashë. Atë masë në mënyrë të drejtpërdrejtë e vendosni aty ku jeni kafshuar dhe e mbani 15-20 minuta.
TË ËNJTURAT
Te të ënjturat e vogla ndihmojnë kompresat me qumështin me yndyrë apo vendosja e vendit të ënjtur në qumësht për 15 minuta. Lëkurën më pas e pastroni me ujë të ftohtë. Po ashtu, të ënjturat nuk duhet vendosur në akull, por në ujë të ftohtë.
(Kosova Sot Online)