Me një mollë në ditë arrini vitalitetin
Në bazë të hulumtimeve të fundit, ku rezultatet ishin publikuar në revistën "Food Chemistry", vetëm një mollë në ditë mund të ndihmojë në humbjen në peshë, sepse shton sasinë e baktereve të mira. Mollët janë të pasura me fibra dhe polifenole, të cilat në trup qëndrojnë të patretura deri në momentin kur fermentohen në zorrën e trashë. Në zorrën e trashë këto substanca shihen si baktere të mira, që i ndihmojnë sistemit tretës t'i eliminojë helmet.
Përmes këtij hulumtimi, ekspertët kanë vërtetuar që mollët mund të ndihmojnë në zbutjen e infeksionit kronik në sistemin tretës, duke zvogëluar mundësinë që të prekeni nga mbipesha dhe vjen deri te krijimi i ndjenjës së të qenit i ngopur. "Sistemi tretës i personave me mbipeshë shpeshherë nuk është i ekuilibruar, shkaku i shprehive të dëmshme", ka deklaruar udhëheqësja e studimit profesoresha Giuliana Noratto. Ekspertët hulumtimin e kishin aplikuar në minjtë laboratorikë. Ata kishin vërtetuar që minjtë, që vuanin nga mbipesha, kishin përjetuar të njëjtat epërsi të konsumimit të mollës, si dhe minjtë me peshë normale trupore.
(Kosova Sot Online)