Dieta me proteina, më e mira për të humbur në peshë
Në vend se t'i numëroni kaloritë, ata që dëshirojnë të jenë të dobët, apo më mirë të themi të mos kenë mbipeshë, atëherë le të kënaqen me dietën e pasur me proteina, duke konsumuar mish peshku, vezë dhe mish. Në 60 vitet e kaluara, dietat të cilat kanë qenë të bazuara në proteina, në perëndim janë lënë anash dhe sipas ekspertëve kjo ka mundur të ndikojë në shtimin e personave të cilët vuajnë nga mbipesha.
"Ne mundemi ta përdorim këtë informatë, për t'i ndihmuar ata njerëz të cilët duan ta menaxhojnë mbipeshën dhe ta parandalojnë atë. Kjo është e mundur duke konsumuar proteina, shkallë kjo e ushqimit që kënaq orekset tona", thotë nutricisti profesori David Raubenheimer, nga Universiteti i Sidneit. Punimin e tij profesori do ta shpalosë në Mançester dhe thotë se do ta shpjegojë pse dietat e pasura me proteina, si ajo e Atkinson-it, mundet t'ju ndihmojë njerëzve të humbin në peshë.
(Kosova Sot Online)