Proteina mbron nga pasojat e gripit
Në studimin e bërë në Amerikë, në "University of Maryland", është identifikuar proteina që mund të zbutë simptomat te personat e prekur nga gripi. Sipas "Journal of Leukocyte Biology", proteina "retrociklin-101 (RC-101)" po ashtu ul rrezikun për vdekje nga pasojat e gripit.
Pos se vepron kundër virusit të gripit, sjell edhe deri te reduktimi i proceseve inflamatore në organizëm. Të gjithë eksperimentet e bëra në laborator kanë përfshirë kafshët. Në fazën e ardhshme, do të shqyrtohet mundësia që përdorimi i kësaj proteine të përdoret në luftën kundër sëmundjeve infektuese.
(Kosova Sot Online)