Arma natyrale kundër kariesit
Stomatologët thonë se këto fruta i mbrojnë dhëmbët nga shfaqja e kariesit. Boronicat dhe boronicat e kuqe janë shumë të shëndetshme për shëndetin oral, thonë stomatologët, pas studimit që ka dëshmuar se këto fruta e zvogëlojnë rrezikun nga kariesi dhe zvogëlojnë aktivitetin e baktereve në gojë. Sipas ekspertëve, boronicat dhe boronicat e kuqe janë përplot me antioksidues, derisa dihet se mbrojnë nga radikalet e lira në trup. Dr. Nigel Carter shpjegon se polifenolet nga boronicat e kuqe dhe boronicat qëndrojnë në pështymë edhe pasi t'i kemi përpirë, kështu që edhe më pas vazhdojnë të veprojnë.
Autori i studimit Dr. Nebu Philip thotë se këto fruta mund të përdoren si "armë natyrale" në parandalimin e kariesit. Sipas raportit të lëshuar nga ekspertët, konsumimi i një grushti boronica dhe boronica të kuqe në ditë, në masë të madhe mund të zvogëlojë problemet orale. Dr. Carter thekson se këto fruta përmbajnë edhe sheqerna natyrale. Polifenolet, pos se mbrojnë nga kariesi, mbrojnë edhe nga sëmundjet e zemrës dhe nga kanceri.
(Kosova Sot Online)