Lidhja e hollë e shëndetit të zemrës dhe rreziku për sëmundje të sheqerit

  • E.k /
  • 19 June 2023 - 11:45
 Lidhja e hollë e shëndetit të zemrës dhe rreziku për sëmundje të sheqerit

Personat që i përmbahen shprehive të shëndetshme jetësore me ndikim në shëndetin e zemrës dhe enëve të gjakut, po ashtu i pret me pak rrezik për diabet, tipin 2, theksojnë ekspertët amerikanë. Në hulumtimin e bërë në "Ohio State University", janë shfrytëzuar të dhënat e rreth 7.700 të anketuarve.

Shtatë faktorët kyçë që e zvogëlojnë rrezikun nga sëmundjet kardiovaskulare dhe diabetit, tipit 2, ishin aktiviteti i rregullt trupor, ushqimi i shëndetshëm, kujdesi ndaj masës trupore, kontrolli i shtypjes së gjakut, shmangia e duhanit dhe mbajtja në normale përqendrimin e sheqerit dhe kolesterolit në gjak. Personat që kanë përmbushur së paku katër nga këta kriter për 70 për qind më pak ishin të rrezikuar nga diabeti, tipi 2.

(Kosova Sot Online)