Ilaçet natyrale kundër kollës së vazhdueshme

  • E.k /
  • 20 June 2023 - 09:49
Ilaçet natyrale kundër kollës së vazhdueshme

Mund të jetë mjaft frustruese, që të përcilleni nga një kollë e thatë e vazhdueshme, sidomos kur jeni në shkollë, në punë, apo diku tjetër. Lini shurupet anash, ka mënyra të tjera për ta zgjedhur këtë gjendje.

ÇAJI NGA RRËNJA E JAMBALLIT

Rrënja e jamballit konsiderohet si ndihmues që jo vetëm se heq mukozën nga mushkëritë, por edhe hap rrugët e frymëmarrjes për ta lehtësuar kongjestionin. Një dobi tjetër është se redukton inflamacionet që shkaktojnë të kruarat në fyt. Për këtë tretman, ju nevojiten 200 ml ujë dhe 2 lugë rrënjë jamballi. Vloni ujin dhe hidhni rrënjën. E lini të qëndrojë për 10 deri 15 minuta.

MJALTI

Ky lëng i artë është një ndër ilaçet më të mira që mund ta përdorni kundër kollës së thatë të vazhdueshme, sepse e zbut fytin derisa në të njëjtën kohë eliminon mukozën e pranishme në mushkëritë tuaja. Përzieni pak mjaltë me qumësht të ngrohtë dhe e pini për ta zbutur fytin dhe për të mbajtur kollën larg. Po ashtu, përmes këtij ilaçi popullor, ju do të gjeni lehtësim prej dhimbjeve në gjoks, që ndodhin si pasojë e kollitjes së vazhdueshme.

INHALIMI ME AVULL

Kjo është një nga ilaçet më të shpeshta si ilaç popullor që përdoret kundër kollës. Avulli ndihmon në lehtësimin e kongjestionit në rrugët e frymëmarrjes dhe mushkëri, plus mund të shtoni edhe vajra esenciale për ta përshpejtuar shërimin. Nëse do ta përdorni këtë metodë, ju nevojitet një enë e mbushur me ujë, 3 pika çaj me vaj lisi, 1 - 2 pika vaj eukalipti dhe një peshqir. E vloni ujin dhe e lini të ftohet për një minutë para se të shtoni vajrat. E përzieni mirë. Lakoni kokën sipër enës dhe thithni avullin. Mos harroni ta mbuloni kokën me peshqir.

SHAFRANI

Shafrani është një tjetër ilaç shtëpiak, që mund ta mposhtë kollën e vazhdueshme. Kjo falë pranisë së kurkuminës që ka efete kundër baktereve dhe inflamacioneve. Për ta përdorur këtë tretman, duhet të merrni një lugë shafran pluhur dhe ta përzieni mirë me fara të përziera. Shtoni ujin e vluar dhe e lini të vlojë derisa uji të avullohet përgjysmë. Shtoni edhe pak mjaltë dhe e pini tri herë në ditë. Po ashtu, mund të shtoni një lugë shafran pluhur në një gotë me qumësht të ngrohtë dhe ta konsumoni.

(Kosova Sot Online)