Thinjat nuk janë vetëm shenjë e pleqërisë, mund të jetë diçka më e rrezikshme në pyetje
Përpos viteve, thinjat mund të tregojnë edhe disa sëmundje të rrezikshme që munden seriozisht ta dëmtojnë shëndetin.
SËMUNDJET E ZEMRËS Nëse e vëreni se floku po ju thinjet, këshilloni kardiologun, sepse kjo mund të ndërlidhet me rrezikun e shtuar për sëmundje të zemrës. Kjo sëmundje në fillim nuk tregon kurrfarë shenjash, kështu që floku i thinjur mund të jetë shenjë paralajmërimi.
MUNGESA E VITAMINAVE D3 DHE B12
Nganjëherë mjafton që të kujdesemi për ushqimin në mënyrë që të parandalojmë thinjat. Shkencëtarët kanë zbuluar se mungesa e vitaminave D3 në organizëm sjell deri te mungesa e melaninës (substancë që jep ngjyrën lëkurës dhe flokut), derisa e njëjta ndodh edhe kur mungojnë vitaminat B12.
DUHANI
Duhanxhinjtë nuk do të duhej të befasoheshin aspak kur para atyre që nuk e konsumojnë duhanin ju shfaqen thinjat para. Është dëshmuar se shkaku i duhanit flokët thinjen shumë më herët.
(Kosova Sot Online)