Ndaleni kollën në mënyrë natyrale!
Çaji, shurupet dhe preparatet e tjera bimore janë ilaçe të forta kundër kollës. Shkaktar për kollën mund të jetë ftohja, gripi, astma. Alergjitë, duhani e zemra e dobësuar, e madje edhe kanceri i mushkërive. Mjekët pohojnë se preparatet natyrale ndihmojnë që të zbuten, apo të largohen në tërësi këto simptoma. Çaji nga qepa - është ndër ilaçet më të vjetra tradicionale. Lehtë përgatitet: pastroni tri qepë dhe i ndani në katër pjesë. Vloni një 1 litër ujë, hidhni qepët aty, e çajin e pini gjatë ditës, ngadalë. Sherbela në qumësht - është ilaç i vërtetuar në mjekësinë popullore.
Përgatitet në mënyrën që gjysmë luge e sherbelës hidhet në një gotë të ujit të vluar e të vlojë edhe tre minuta. Më pas shtoni edhe gjysmë sode bikarboni. E gjitha përzihet dhe e pini në gllënjka të vogla. Gjatë ditës mund të pini tri gota, por gjithmonë të freskëta e të përgatitura. Përzierja nga gjethja e dafinës - në 1/2 e litrës së ujit shtohen 150 g sheqer dhe e lini të vlojë. Atëherë shtoni 10 gjethe të dafinës dhe lëni edhe 30 minuta. Më pas nxirrni gjethet e dafinës, e shurupi derdhet në kavanoz ose shishe të qelqit. E merrni sipas nevojës, përkatësisht kur ju sulmon kolla. Fiku në qumësht - ndihmon edhe te bronkitisi. Nevojiten 100 g fik të tharë. E futni në dy gota qumësht të ngrohtë dhe e lini të qëndrojë në temperature të ulët për 15 minuta. E pini tri herë në ditë.
(Kosova Sot Online)