
Arsyet përse duhet ta përdorni borzilokun

Borziloku është erëz që ka ndikim fantastik në shëndet dhe organizëm. Zbut ftohjen dhe ndikon mirë në funksiononin e shumë organeve.
UL TEMPERATURËN DHE ZBUT SIMPTOMAT E FTOHJES
Marrë parasysh se borziloku përmban veti kundër baktereve, gjethet e borzilokut janë shumë efektive në shërimin e inflamacioneve të ndryshme, ul temperaturën. Zieni gjethet e borzilokut në çaj dhe i pini ngadalë. Kështu ulni edhe simptomat e sëmundjeve si të djegurat dhe pickimet në fyt dhe kollën.
LUFTON FTOHJEN, ASTMËN DHE BRONKITISIN
Përzierja e gjetheve të borzilokut me xhenxhefil dhe mjaltë i shndërron në ilaç të hatashëm kundër ftohjes, astmës, gripit dhe bronkitisit. Kjo përzierje hap rrugët e frymëmarrjes që bllokohen nga sekretimi dhe ndihmojnë të sëmurëve që të marrin frymë lirisht.
SHËRON FYTIN E PEZMATUAR
Nëse keni pezmatim në fyt, është mirë ta shpëlani atë me ujë të vakët ku për një kohë ka qëndruar borziloku. Do të ndikojë kundër inflamacioneve dhe lehtëson simptomat e pezmatimit.
KONTRIBUON PËR NJË ZEMËR MË TË SHËNDETSHME
Konsumimi i borzilokut ul nivelin e kolesterolit dhe në trup konsiderohet si njëra ndër erëzat më të shëndetshme për zemrën. Ul rrezikun nga sulmi në zemër dhe plogështitë kardiovaskulare.
(Kosova Sot Online)