Shpëtimi në gotë: Përgatiteni çajin e ftohtë, i cili mposht stresin dhe inflamacionet

  • E.k /
  • 28 June 2023 - 15:31
Shpëtimi në gotë: Përgatiteni çajin e ftohtë, i cili mposht stresin dhe inflamacionet

Në mënyrë që vetëm të mos e "shpëlajmë" trupin me ujë të zakonshëm që e pimë në sasi të konsiderueshme, kohë pas kohe është mirë t'u drejtohemi edhe disa pijeve vendore, që janë edhe shëruese. Tashmë është momenti i duhur që të përgatitet çaji i ftohtë nga borziloku, rozmarina dhe trumza, që ka efekt kundër inflamacioneve. Se cilët janë përbërësit e nevojshëm për ta përgatitur këtë lëng shërues ju tregojmë më poshtë:

PËRBËRËSIT

2 qeska çaj 1 gjethe rozmarinë e freskët 4 gjethe trumzë të freskët 2 litra ujë të filtruar Përgatitja: Të gjithë përbërësit, të cilët i kemi cekur më lart dhe që janë në listë, i mbuloni me ujë të vluar dhe të ngrohtë. Kur t'i keni përzier me ujin e vluar paraprakisht, atëherë përbërësit i lini që të qëndrojnë në ujë për rreth njëzet minuta, duke i përzier kohë pas kohe. Nxirrni qeskat e çajit dhe erëzat e freskëta, e mbuloni dhe më pas e vendosni në ftohës. E lini që të qëndrojë ashtu për rreth dy orë, që të ftohet mirë, e më pas mund ta shërbeni edhe me akull, si dhe me pemë sipas dëshirës suaj dhe shijes. 

(Kosova Sot Online)