Kujdes në pishina: Klori shkakton astmën, dëmton lëkurën dhe dhëmbët
Nuk ka gjë më të mirë se freskimi në pishinë, por ekspertët paralajmërojnë se duhet pasur kujdes sepse mund të prekeni nga sëmundje serioze.
KLORI IRRITON LËKURËN
Klori nuk është i dëmshëm vetvetiu, por me rastin e përzierjes së tij me djersët e njeriut, urinën, bakteret dhe vajin e trupit zhvillohet një substancë kimike e cila krijon probleme. Sugjerohet që para se të futeni në pishinë, të bëni dush, për të larguar preparatet e kozmetikës që shkaktojnë reaksione të padëshiruara kur vijnë në kontakt me klorin.
LIDHSHMËRIA ME ZHVILLIMIN E ASTMËS TE FËMIJËT
Fëmijët që notojnë nëpër pishina, mesatarisht njëherë në javë, pesë herë janë më të rrezikuar nga astma kur të rriten, tregon studimi në Belgjikë. Pothuajse të gjithë notuesit profesionalë vuajnë nga infeksionet e mushkërive, përderisa fëmijët janë më të rrezikuar si pasojë e qëndrimit në ujë dhe konsumimit pa dashje të ujit.
EDHE DHËMBËT DOBËSOHEN
Pishinat e papastra janë përgjegjës për dëmtimin e dhëmbëve. Njerëzit që kanë pishina në shtëpi duhet të kenë kujdes me sasinë klorit dhe vlerën "pH". Nëse klori nuk vendoset me rregull, uji i pishinës shkakton erozion në smaltin e dhëmbëve.
(Kosova Sot Online)