Kremrat natyrale për trajtimin e psoriazës

  • E.k /
  • 11 August 2023 - 13:35
Kremrat natyrale për trajtimin e psoriazës

Për të pasur rezultate më të mira, kur të luftoni psoriazën dhe t'i lehtësoni simptomat e saj, këto kremra natyrale gjithmonë duhet të kombinohen me një ushqim mirë të ekuilibruar.

ALOE-VERA

Natyrisht, aloe-vera është në majë të listës. Është më e mira në tretmanin kundër psoriazës dhe shumë problemeve tjera me lëkurë. Xheli nga aloe-vera ka shumë veti shëruese për psoriazën, vepron kundër inflamacioneve dhe freskon gjendjen. Shtrydheni pak xhel nga bima dhe lyejeni lëkurën disa herë brenda ditës.

PJEPRI I HIDHUR

Kjo perime ka shumë veti shëruese për shëndetin dhe mund të konsumohet për ta forcuar sistemin imun, që është qenësore për të gjithë ata që vuajnë nga psoriaza, si dhe redukton inflamacionet. Për më shumë, mund të përgatisni krem, sepse ka efekt në trajtimin e psoriazës. Vloni pjeprin e hidhur të qëruar, e preni në rriska dhe e shtypni.

BANANET

Bananet janë aleat i mirë te simptomat e psoriazës dhe duhet shfrytëzuar vetitë e tyre. Mund të merrni pjesën e brendshme të lëvores së bananes dhe me të lyeni vendet e prekura, apo mund ta përgatisni edhe atë që njihet "krem banane" duke shtypur një banane me pirun.

SODA E BUKËS

Soda e bukës është aleat në lehtësimin e të kruarave dhe në pastrimin e lëkurës. Aplikojeni me kujdes, sepse mund të shkaktojë irritime. Përbërësit: 3 lugë sodë të bukës (30 g); ¼ e gotës ujë (62 ml). Si ta përgatisni: Vendoseni sodën e bukës në enë dhe ia shtoni ujin. I përzieni bashkë dhe formoni pastë, që duhet ta aplikoni. E lini për 30 minuta dhe e shpëlani me ujë. E thani me kujdes me peshqir të butë.

SALCA PIKANTE

Ky përbërës, që zakonisht për t'ju dhënë shije pikante shujtave, po ashtu mundet të jetë i përdorshëm në trajtimin e psoriazës. Përmban substancën aktive pikante kapsaicinë që redukton dhimbjen e shkaktuar duke parandaluar fundin e nervit. Po ashtu redukton inflamacionin, skuqjet dhe të kruarat.

FARAT E LIRIT

Farat e lirit përmbajnë vajra esenciale që kanë fuqi kundër inflamacioneve. Mund t'i përdorni farat e lirit për të përgatitur krem për psoriazë. Përbërësit: 2 lugë fara të lirit (20 g); ¼ e gotës ujë (62 ml); Si ta përgatisni? Farat e lirit i vendosni dhe i shtypni derisa të kanë përbërje pluhur. Shtoni ujin pak nga pak derisa të keni një ashtë. Aplikojeni në hapësirat e prekura nga psoriaza dhe e lini të veprojë për 15 minuta. E shpëlani me ujë të ngrohtë.

(Kosova Sot Online)