Pemët me lëvozhgë të fortë stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak
Ushqimi i pasur me pemë me lëvozhgë të fortë zvogëlon nivelin e sheqerit dhe yndyrave në gjak, tregojnë studimet. Këto pemë janë të pasura me lloje të ndryshme të materieve ushqyese, si proteinat, aminoacidet, fibrat dhe vitaminat, ndërsa hulumtimet e fundit tregojnë se mund të luftojnë edhe sëmundjen e diabetit apo sindromën metabolike që kontrollojnë gjendjen shëndetësore.
Autori i studimit është Dr. John L. Seevenpiper, i cili shpjegon se në këto ushqime bëjnë pjesë bademi, arra braziliane, arra indiane, lajthitë, arrat dhe gështenjat. Këto pemë janë të pasura me yndyra të pangopura (që njihen si yndyra të "mira" dhe të "shëndetshme"). Studiuesit kanë vërtetuar se personat që vuajnë nga diabeti mund ta përmirësojnë kontrollin dhe ta stabilizojnë nivelin e sheqerit në gjak. Mendohet se pacienti ka sindromën metabolike, nëse tek ai ekzistojnë tre nga faktorët e ardhshëm të rrezikut: forma të gjera të belit, nivel të lartë të yndyrave në gjak, nivel të ulët të kolesterolit të mirë në gjak, shtypje të lartë të gjakut apo shtypje të lartë të gjak.
(Kosova Sot Online)