Për shëndet pini së paku 10 gota me ujë
Brenda ditës, femrat duhet të pinë rreth dy, ndërsa meshkujt dy litra e gjysmë lëngje. Uji është materia më e rëndësishme në organizmin e njeriut dhe përbën rreth 70 për qind të peshës së njeriut. Pos se merr pjesë në metabolizëm, transmeton materiet ushqyese në qeliza, mundëson lëvizje më të lehtësuar dhe luan rol të rëndësishëm në proceset biokimike, qarkullim dhe në rregullimin e temperaturës së trupit.
Se sa lëngje i nevojiten trupit, varet nga shumë faktorë - mosha, gjinia, kushtet klimatike, aktivitete fizike. Meshkujt e rritur duhet të pinë rreth 2,5 litra, ndërsa femrat dy litra në ditë. Shtatzënat duhet të pinë një gotë e gjysmë ujë më tepër sesa zakonisht, përderisa femrat që me gjirin e tyre ushqejnë foshnjat duhet të pinë tri gota më shumë ujë. Për ujin, sidomos duhet të mendojnë prindërit e fëmijëve të vegjël, pasi që janë shumë të ndjeshëm në humbjen e lëngjeve.
(Kosova Sot Online)