Ushqimi shkakton sklerozën e shumëfishtë
Sipas një studimi, skleroza e shumëfishtë mund të shkaktohet nga një toksinë që prodhohet nga një lloj baktere që gjendet në ushqim. Sëmundja që shkakton pezmatimin e sistemit nervor qendror mendohet se shkaktohet nga disa individë të dyshimtë gjenetik, të cilët krijohen nga kombinimi i disa faktorëve të mjedisit.
Shkencëtarët amerikanë kanë punuar në studimet e mëhershme që supozonin që ky lloj toksine që shkakton sklerozën shkaktohet nga një lloj baktere. Dr Linden thotë: 'Në fillim ne kemi menduar se toksina e njohur si 'epilson' sulmon vetëm qelizat e brendshme të sistemit nervor, mirëpo më pas kemi kuptuar se kjo toksinë mbyt edhe neuronet.' Ajo më pas vazhdoi duke thënë se gjetja e shkaktarit të sëmundjes së sklerozës së dyfishtë është një hap shumë i rëndësishëm në botën shkencore dhe se zhvillimi i një vaksine kundër kësaj toksine do të ndihmonte në shërimin, madje edhe në parandalimin e kësaj sëmundjeje.
(Kosova Sot Online)