![Ja ushqimet që reduktojnë rrezikun nga sëmundja e Alzheimer](/uploads/kosova-sot/images/2022/November/25/200x200_Dieta1669384125.gif)
Ilaçet nga natyra: Zbutini inflamacionet në fyt
![Ilaçet nga natyra: Zbutini inflamacionet në fyt](/uploads/kosova-sot/images/2023/August/21/auto_2-11-696x2971692601689.jpg)
Derisa viruset i shëroni me antibiotikë, ata nuk ndihmojnë te fyti i pezmatuar, por këtë gjendje mund ta zbutni me disa ilaçe natyrale.
MOLLËT E PJEKURA
Ky specialitet jo vetëm se ndikon kundër dhimbjeve në fyt, por është e mirë edhe kundër plogështisë. Me rastin e pjekjes, mollët formojnë disa enzima të caktuara. Këto substanca në mukozën e gojës, nxitin aftësinë e organizmit për vetëshërim.
KOMPRESA NGA QUMËSHTI DHE HUDHRA
Valoni hudhrën në qumësht aq sa të shndërrohet në qull. Të nxehtë e aplikoni në kompresë dhe e mbështillni fytin me të, e dhimbjet shpejt do të ndalojnë. Kompresa mund të laget edhe me tretjen e ujit dhe uthullës së mollës. Me rëndësi të jetë e ngrohtë dhe sipër ta forconi me diçka, me ndonjë shall, për shembull.
ÇAJ NGA SHERBELA
Katër lugë sherbelë i zieni në dy gota ujë, i lini për gjysmë ore, më pas procedoni dhe me këtë përzierje shpëlani fytin disa herë brenda ditës.
(Kosova Sot Online)